Të dënuar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Mësohet se një 21, 41 dhe 32-vjeçar janë arrestuar pasi Gjykata e Tiranës ka dënuar secilin me burg për veprat penale vjedhja dhe mashtrimi.

Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

– U ndalua shtetasi në kërkim R. L., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– U ndalua shtetasi në kërkim A. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”; 

– U ndalua shtetasi në kërkim S. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Share it :