Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.
“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.