Veliaj pronar i inceneratorit të Tiranës”/ Këlliçi: Ka shmangur tre fletë-thirrje të SPAK

0
93

Anëtari i Kreysisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar këtë të diel deklaraten e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se ka bërë shumë për SPAK.

I ftuar në Syri TV, Këlliçi deklaron se Veliaj i ka bërë bisht tre fletë-thirrjeve të SPAK, duke stisur takimet në Greqi, Hanover dhe Holandë.

Ai shprehet më tej se Veliaj akuzohet edhe nga vetë zëvendësit e Ramës si pronari fakti i inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi: Për shkak të thirrjes së tretë nga SPAK-u, ai ka rreth 6 ditë që nuk ndodhej në Shqipëri, shpiku panaire, vizita nga më të ndryshmet, qoka personale në Greqi, Hanover dhe në Roterdam në Holandë, aty ku kishte dhe takimin më të rëndësishëm, atë  që unë paralajmërova javën e kaluar në protestën e të premtes së kaluar, paralajmërova SPAK nga sheshi i Bashkisë Tiranë, që në 25 prill Erion Veliaj do të shkonte në Holandë për të takuar ‘prestanomet’ e tij dhe bashkëpunëtorët e tij në Inceneratorin e Tiranës, sepse kompania bijë që ka marrë inceneratorin e Tiranës, kompaninë mëmë e ka të regjistruar në Holandë. Dhe duke qënë se janë dy zëvendës kryeministra e Ramës, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku aktuale që e drejtojnë gishtin te Erion Veliaj dhe thonë ky është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, nuk e themi vetëm ne po janë dhe dy zëvendësit e Edi Ramës që thonë se ky është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ky shkoi në Holandë për të kamufluar një vizitë sikur ishte në Roterdam por në fakt për të takuar bashkëpunëtorët e tij për të siguruar financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, i cili është deri tani një nga gropat më të mëdha financiare të shtetit shqiptar të paktën në 100 vitet e fundit. Është një gropë 132 milionë euro, janë paguar deri tani nga buxheti i shtetit dhe buxheti i Bashkisë Tiranë 132 milionë euro dhe incenerator nuk ka, pa përfshirë vjedhjen e 60 milionë euro te landfilli i Sharrës për depozitimin e dherave.

I dështoi skema në muajin dhjetor dhe janar me një personazh nga Portugalia i cili u arrestua në Nju Xhersi nga forcat amerikane për shkak se kishte ngritur një skemë piramidale dhe ishte personi që kishte marrë përsipër financimin e inceneratorit të Tiranës, dhe tashmë nuk i afrohet askush për tu bërë pis dhe pjesë e kësaj afere që mban erë Erion Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here