Debat për ‘Magjistraturën’ te Ligjet/ Bardhi: Drejtori të vijë të raportojë. Majko: Mos e politizoni

0
87

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve janë përfshirë në debate të forta mes tyre, ku shkak është bërë skandali me provimet në Shkollën Magjistraturës.

Demokrati Gazment Bardhi kërkoi që të thirret në një seancë dëgjimore drejtori i kësaj shkolle.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës se Magjistraturës.

Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës.

 

Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik, të kuptohet se çfarë ka ndodhur me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.

Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, u shpreh Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve.

 

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist, Pandeli majko, i cili kërkoi që të mos politizohet kjo çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here