Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar email e anëtares së Këshillit Bashkiak, Joleza Koka drejtuar Bashkisë së Tiranës, dhe fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur nesër nga opozita në ora 16:30 tek bashkia.

Reagimi i sekretari të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushit:
Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë!
Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!
‘Rilindja’ mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.
Edhe ‘Shoqja Lenka’ kishte më shumë dinjitet se kjo ‘Shoqja Rilindase’ e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!
Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!
Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!









