Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e PL-së.Në fjalën e tij ai komentoi edhe konventën, ku tha se i vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e saj. Ai ka njoftuar gjithashtu se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.
“Duhet të kalojmë në veprime. Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë. Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha Meta.








