Vendosja e tritolit të gjyqtarit të Shkodrës/ Karamuço: Akt i mirëfilltë terrorist!

0
75

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit në Shkodër, ngjarje që reaguan organet e drejtësisë.

Sipas tij, ky ishte një akt i mirëfilltë terrorist, ndërsa shtoi se ishte një mesazh, shantazh, kërcënim.

Ndër të tjera eksperti i kriminalistikës zbuloi se sipas informacioneve që zotëro, arrestimi i autorit është afër.

“Akt i mirëfilltë terrorist. Është rasti i shtatë që ndodh ne Shkodër që u vihet tritol organeve të drejtësisë. Është ajo ‘o plumbin, o lekët!’. Është dhënë mesazh ‘o ik, ose bëhu me ne’. Dje në darkë kam marrë informacion që policia po ecën mirë dhe se arrestimi i atentatorit është afër. Shkodra është lënë pas dore, ata zotërinj nuk punojnë, por mbijetojnë. Shikoj këta që dalin e solidarizohen, është njerëzore. Këta fillojnë e sulmojnë shtetit. Për tu kundërpërgjigjur ne vendosim trupa policie. Unë jam i revoltuar nga kjo ngjarje, pasi është e përsëritur. Unë do dërgoja 1000 trupa policie për të vënë rendin në Shkodër.”, tha ai per Abcnews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here