Blushi: Dhëmb për dhëmb me këtë regjimi të kalbur nga korrupsioni dhe krimi!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me një reagim në Facebook, shkruan se nuk do të ndalen në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Reagimi i Tedi Blushit:

Kryehajduti dhe Kryebaditi i Tiranës, Erion Veliaj u struk sot në vrimën e miut, i rrethuar nga Policët e Partisë që dhunuan gra, vajza e pleq dhe helmuan me gaz protestuesit trima e qëndrestarë për të mbrojtur krimet e tij!

Ta harrojnë se do ta zmbrapsin zemëratën e popullit që kërkon Drejtësi dhe t’i jepet Fund Pandëshkueshmërisë!

Nuk ka forcë në botë që na mposht!

Nuk tërhiqemi deri ditën që do ta shkulim nga rrënjët mafien e inceneratorëve dhe organizatën kriminale 5D nga Bashkia e Tiranës!

Na kanë përballë!

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *