Erion Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas rreth 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçëme (SPAK).

Ai ka dëshmuar në lidhje me mega aferën miliona euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilin vazhdojnë të paguajnë rreth 80 mijë euro në ditë prej vitesh, edhe pse inceneratori nuk ekziston.

“Doja të falenderoja kolegët e SPAK-ut. Pas këtij takimi ma ka rritur bindjet që është bërë një punë serioze.

Isha sot si bashkëpunëtor, e kisha kërkuar vetë këtë takim, por nuk e kishim caktuar mirë orën 9 ose 10 sepse kishin një seancë tjetër. Dhashë të gjitha shpjegimet e mia. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera. Kolegët hetues më kërkuan që disa detaje të mos bëhen publike për gazetarët për shkak të sekretit hetimor.

Unë ndihem më i lehtësuar sepse më në fund dhe unë pata mundësinë të them fjalën time. Edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar.” – tha Veliaj.

Share it :