“Kënaqësi ti jepja sot Besarit një bluzë të Celtic”, Meta i dhuron djalit të tij fanellën e ekipit skocez

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto në rrjetet sociale me të birin ku tregon dhuratën që i bëri dje në ditëlindjen e tij.

Në foton e publikuar shihet Meta me djalin e tij dhe fanellën e një prej klibeve skoceze të futbollit të cilën ai e mbështet.

”Kënaqësi ti dhuroja sot Besarit një bluzë të #Celtic si simbol i qëndrueshmërisë, ripërtëritjes, vitalitetit dhe Pranverës”- shkruan Meta në postimin e tij.

Share it :