Në 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, mësuesit kanë dalë në protestë për të kërkuar një pagë dinjitoze, pasi sipas tyre në të kundërtën e ardhmja e vendit është në rrezik.
Duke mbajtur pankarta në duar ku shkruajnë “Stop burokracive”, “Na jepni shpërblimin e fundvitit”, mësuesit kërkojnë që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të shkojë për arsimin, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama, i pambajtur sipas mësuesve.
“Mbani premtimin për rritjen e pagave të mësuesve, duhet dyfishim i pagave në arsim, që profesioni i mësuesit të bëhet i kërkuar nga maturantët.Ne e shohim se si shumë degë të mësuesisë janë mbyllur fare, dhe në degët e matematikës, fizikës, kimisë është shumë i pakët dhe i pamjaftueshëm, shkojnë nxënësit me mesataren më të ulët, ne kemi kërkuar që buxheti për arsimit të jetë 5% i PBB”, tha një nga mësuesit
Duhet thënë se pas më shumë se 4 vitesh, Sindikata e Mësuesve është rikthyer në protesta duke ngritur zërin për problematikat që i shqetëson.