Denoncimi/ Mbahet e fshehtë revolta në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një ngjarje e pazakontë ku sipas denoncimit të ish-kryeministrit bëhet me dije se është dhunuar shefi i edukimit në burgun e Fierit dhe disa efektivë të këtij institucioni.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital ku thuhet se institucionet po mbajnë të fshehur revoltën e të burgosurve për keqmenaxhimin e “amnistisë penale”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill, ndërsa vetë i dhunuari, nga spitali ku është shtruar ka deklaruar se nuk mban mend asgjë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë policia reagoi vetëm pas publikimit të lajmit.

Mesazhi i Berishës: Revoltë në burgun e Fierit!

Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit! Disa policë plagosen nga të burgosurit. Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!”, shkruan Berisha teksa publikon denoncimin e qytetarit dixhital

Lexoni denoncimin:

Miredita i nderuar doktor Berisha!

Me japin nje info, per nje ngjarje ne burgun e Fierit

Shefin e edukimit ne kete burg Nazmi Doko e kane goditur me sende te forta dhe ka qene ne spital ne gjendje kome, deri sot

Sot ka dal nga koma dhe eshte ne spital

Si dhe disa polic jane rrahur nga te burgosurit gjate diteve te amnistise, per menyren se si i kane trajtuar nga ana shkresore per perfitimet

Deri tani nuk kane dhene asnje lajme edhe mediat e mbajne te fshehte dhe nuk japin info goditjen e shefit te edukimit

Denoncimi/ Mbahet e fshehtë revolta në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

Ka një akt që e ka në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko