Abilekaj: Sapo Veliaj u la jashtë ombrellës së Ramës, deklaroi 100 gënjeshtra brenda një dite

Analisti Enton Abilekaj nga studioja e emisionit ‘Çim Peka Live’ u shpreh se Veliaj është një imitues mjaft i mirë i Ramës, si një njeri që ka qenë gjithmonë ‘nën hijen’ e tij, dhe sapo e pa veten pa mbështetjen e këtij të fundit, thuri 100 skandale brenda një ditë.

“Ky sapo doli vetëm dhe pa ndihmën e Ramës, bëri shkelje ligji dhe vepra penale duke na treguar ne se si ai ka qeverisur në bashkinë e Tiranës, duke e trajtuar veprën penale si një akt normal”.

“Sapo Veliaj mbaroi deklaratën para SPAK-ut, Klodiana Lala që e kemi sot këtu, i bëri një pyetje dhe ai iku me vrap, bodyguardi i tij e shtyu Lalën sepse ai nuk do filtra, ai është mësuar të kontrollohet.

Ai edhe intervistën që dha, e bëri siç do ai dhe gazetari nuk guxoi as ta pyeste ‘Mos të kanë thirrur gjë ata ty?

Ai bëri një deklaratë në një televizion që e kishte porositur vetë, nuk e dimë se si dhe sa, siç e kishte bërë Rama disa ditë më parë, kshu e bëri edhe ky.

Kështu që Veliaj është imitues i Ramës, si një njeri që ka qenë gjithmonë nën hijen e tij dhe sapo e pa vetën jashtë ombrellës vendosi të merrte në dorë fatin e tij dhe këputi 100 gënjeshtra e skandale brenda një ditë.

Kjo në një kohë kur të gjitha projektorët ishin nën hijen e tij dhe shantazhin e medias.

Ky sapo doli vetëm dhe pa ndihmën e Ramës, bëri shkelje ligji dhe vepra penale duke na treguar ne se si ai ka qeverisur në bashkinë e Tiranës, duke e trajtuar veprën penale si një akt normal dhe ‘Dosja 5D’ e tregon mjaft mirë këtë gjë.

Çështja e inceneratorit dhe emailet që ata i dërgojnë njëri-tjetrit, ne i kemi parë dhe e konfirmojnë këtë mënyrë sjellje komplet të paligjshme që ai ka, duke mos e mësuar akoma mënyrën se si duhet të sillet një zyrtar shteti e në çdo sekond ai është në shkelje ligji”. – u shpreh analisti.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *