Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh gjatë fjalës së së saj në tubimin tek “Rruga e Shpresës” tha se, Sali Berisha është izoluar sepse duan t’i mbyllin gojën. Ata kanë frikë nga Berisha dhe nuk e duan në Parlament sepse u zbulon krimet dhe korrupsionin ndaj e izoluan pa asnjë provë.
Zhupa, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Kushtetueses e cila rrëzoi ankimimin e opozitës lidhur me koncesionin e Butrintit. Ajo tha se, ishte qeveria ajo e cila fshehu raportin e UNESCO dhe gjyqtarët janë vënë në shërbim të qeverisë.
“Zgjodha të flas para jush për të ndarë një betejë për të cilën na keni mbrojtur, betejën për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, betejën për mbrojtjen e Butrintit. Rreth një vit e gjysmë që përballeshim ku në Gjykatën Kushtetuese, ku qeveria fshehu dhe raportin e UNESCO-s, një raport që thoshte se marrëveshja e dëmton Butrintin.
Pavarësisht çfarë thoshte UNESCO, pavarësisht se kishte 18 shkelje kushtetuese, gjykata vendos me shumicë votash të rrëzojë kërkesën e opozitës, vendosi ta quante grek Butrintin.
Gjyqtarët janë vënë në shërbim të qeverisë. Çështja e Butrintit do dërgohet në SPAK dhe të gjithë ata që po vjedhin trashëgiminë natyrore dhe po tjetërsojnë vlerat e Shqipërisë do jenë pjesë e gjykimit të SPAK”, tha Zhupa.