Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Erion Veliaj në SPAK: Ju bënë rreth 100 pyetje

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar n ë Çim Peka Live, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.
Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.

Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.

Dhe që në momentin e parë që u përball me një presion mediatik për tu përgjigjur për inceneratorin e Tiranës, nxori fytyrrën e vërtet dhe dëshmoi se ai nuk mund të jetë politikan dhe nuk mund të përfaqësojë dot qytetarët e Tiranës.

Kështu e kam parë unë.

Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.

Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.

Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.

Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.

Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.

Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *