“Presim të na i presin veshët”/ Berisha: Ministri nxorri sot briskun në Kuvend dhe kërcënoi deputetin

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar debatin mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit Agron Shehaj sot në Kuvend. Ishte ministri Manja ai i cili kërcënoi deputetin duke i thënë me anë të gjesteve ‘do të presh veshin’. Berisha e cilësoi si gangster që nuk gjendet në botë zyrtarin e PS pas incidentit sot në parlament, ndërsa debatohej për amnistinë penale.

Berisha: Me nder ministri nxori sot briskun në Kuvend dhe kërcënoi deputetin! Gangsterë si këta nuk gjenden në botë

Demokrate dhe demokratë!
Misioni juaj për përmbysjen e diktaturës së dytë është fati, është shansi më i madh historik që mund t’i jepet njeriut.
Dhe kjo kërkon të marrim në dorë fatin tonë.
T’i dalim zot fatit tonë.
T’i dalim zot Shqipërisë.
T’i dalim zot shqiptarëve.
Miqtë e mi, zemërimi ynë duhet të jetë i pakufishëm.
Sot në parlament me nder ministri, nxori briskun dhe i tha deputetit se të pres veshin.
A ka gangster si ky në Europë?
A gjenden gangsterë si këta në botë?
Çfarë presim?
Presim të na i presin veshët?
Jo kurrë, në sulm, në sulm, në sulm!
Fitore, fitore, fitore!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *