Rama, tur në Evropë

Kryeministri Edi Rama duke nisur nga 12 maji-16 qershor do të nisë një tur takimesh në Evropë me shqiptarë që punojnë, studiojnë dhe jetojnë jashtë vendit, e konkretisht në Greqi, Itali, Angli e Gjermani.

Ky tur do të bëhet në kuadër të Rienergjizimit të Diasporës për Shqipërinë. Kryeministri e ka bërë publik lajmin teksa e ka shoqëruar me një video, ku në sfond dëgjohet këngëtarja e mirënjohur Vaçe Zela.

Rama po ashtu ka ndarë opinione të shqiptarëve, të cilët kanë jetuar më herët jashtë vendit e tashmë janë rikthyer në atdheun e tyre dhe shumë prej tyre kanë hapur dhe sipërmarrje në Shqipëri.

“Mirëmëngjes,

dhe me këtë videokartolinë të këngës më të bukur për Shqipërinë, dhuratë për brezat e legjendares Vaçe Zela, e me kënaqësinë e posaçme të ritakimit së shpejti me shqiptarët që jetojnë, studiojnë, punojnë në Greqi, Itali, Angli e Gjermani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama shpesh së fundi në daljet e tij mediatike u ka bërë thirrje shqiptarëve që të rikthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e vendi

Share it :