Vasili: Sipas fjalëve të Veliajt kur ishte opozitar, ai sot duhet të jap dorëheqjen dhe të shkojë në burg ! (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një video të vjetër të kryebashkiakut Veliaj kur ishte në opozitë, i cili shprehet duke thënë se, për sa kohë një hajdut nuk futet në burg, ligji më i mirë nuk mund të parandalojë asgjë. Duke ironizuar këto fjalë të thëna nga vetë Veliaj, i cili tashmë qëndron pas mijëra aferave korruptive dhe vedhjeve galopante në Bashkinë e Tianës, Vasili shkruan se kryebashkiaku sot duhet të jap dorëheqjen dhe të shkojë në burg .
Postimi i plotë: 
Erion degjoje Erionin!
Kishte te drejte ky Veliaj kur ishte opozitar, qe nuk i duronte dot fare, fare, po hiç fare hajdutet🤣
Sipas fjaleve te Veliajt opozitar dje, ky Veliaj sot si hajdut i kapur me presh ne dore sot duhet te jape doreheqjen dhe te shkoje ne burg dhe te mos i lere vetem bashkehajdutet e tij 5D, qe jane atje brenda!
Sipas Veliajt opozitar dje per sa kohe SPAK-u sot e nuk e fut ne burg hajdutin Veliajn, SPAK-u dhe as ligjet e Reformes ne Drejtes jane kot fare dhe nuk i duhen as dreqit.
VIDEO TE LINKU I MËPOSHTËM:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko