Gazetari, Bledian Koka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ditën e djeshme ku Veliaj u paraqit në SPAK është fillimi i rrënimit përfundimtar politik të Veliajt.
Koka: Unë mendoj se ajo që kemi parë ditën e djeshme është fillimi i një rrënimi përfundimtar politik të Erion Veliajt.
Sepse deri më sot, Erion Veliajn e kemi akuzuar për shumë gjëra.
Ai deri dje ka luajtur që mua më sulmojnë, por në momentin që ti nuk ke një akuzë ose nuk ke një përballje me drejtësinë, ti mund ta justifikosh gjithë sulmin që të bëhet si një dashakeqësi.
Por nga dje, Veliaj nuk e ka thjesht vetëm me ne që jemi armiqtë e tij por e ka me dikë tjetër.
Edhe fotomontazhi në thelb ka një mesazh.
Fotoja brenda ka një njeri që është edhe thelbi i mesazhit, që është edhe shqetësimi i Veliajt që është Baton Haxhiu.
Unë mendoj se pika që ka derdhur gotën në mërinë që ka mes Ramës dhe Veliajt është reportazhi i RAI3.
Rama është i bindur sipas informacioneve që kam se mbrapa dokumentarit të RAI3 qëndron Erion Veliaj.