“SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, fondi më i madh i pensioneveprivate në Shqipëri festoon 18-vjetorin e themelimit.
Një rrugëtim i gjatë dhe me plot sfida por kur sheh se sa shumësiguri financiare u ka dhënë mijëra qytetarëve, lodhja zbehet.
Për të na folur më shumë mbi “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ne intervistuam CEO-n e tij z.Elvis Ponari.
“Viti 2024 është një vit jubile për “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, pasi këtë festojmë 18-vjetorin e themelimit.
18 vjet përkushtim, zhvillim, dhe siguri financiare për qytetarëtshqiptare.
Por kjo nuk është vetëm një arsye feste për ne; është gjithashtunjë dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të ndihmuarindividët të sigurojnë të ardhmen e tyre financiare”, shprehet ai.
Por sa është sot vlera e aseteve të administruara nga “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” dhe sa biznese dhe individë i kanëbesuar të ardhmen e tyre financiare pikërisht këtij emri?
“Jam i lumtur të ndaj me ju faktin se, aktualisht “SIGAL UNIQA FOND PENSIONI” mbart një vlerë totale të aseteve prej rreth28 milionë eurosh.
Sot, SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ka privilegjin tëbashkëpunojë me 134 biznese, të cilët na kanë besuarmirëqenien e tyre financiare. Gjithashtu, jemi krenarë të themise numërojmë mbi 12 mijë klientë, që kanë bërë zgjedhjen e mençur për të investuar në të ardhmen e tyre me ne”, shprehetPonari.
Ai tregon edhe disa prej avantazheve që ka anëtarësimi në“SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.
“Bashkimi në një fond pensioni nuk është vetëm një lëvizje e zgjuar financiare pasi ajo ka edhe një sërë avantazhesh.
Ne ofrojmë një kthim më të lartë të investimeve krahasuar me llogaritë e kursimeve tradicionale – pastaj kush nuk do të dontepak para shtesë?
Dhe në rastin e pashmangshëm të vdekjes së klientit, investiminuk humbet por trashëgohet tek anëtarët e tjerë të familjes, sepse siguria financiare është një çështje familjare!
Ndërkohë, duke qenë pjesë e Grupit më të madh të sigurimeve nëShqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, anëtarët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” përfitojnë zbritje ekskluzive nëklinikat dhe spitalet më të mira”.
Por me rastin e 18-vjetorit të themelimit, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vjen edhe me një paketë dedikuar prindërve dhe tëardhmes të fëmijëve të tyre.
“Me rastin e 18-vjetorit të “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ne kemi sjellë një produkt të ri për fëmijën tuaj. Përmes njëinvestimi prej 100 eurosh në muaj ju mund të kurseninjëkohësisht për universitetin dhe për të ardhmen e tyre“.
Në fund nuk mund të mungonte edhe një apel…
“A e dini se ju mund të kurseni para nga paga juaj duke hapurllogarinë tuaj në “SIGAL UNIQA Fond Pensioni?
Ndaj, unë gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të hapinllogarinë e tyre pranë fondit tonë. Me një investim fillestar prejvetëm 1,000 Lekë sot, ju mund të filloni të siguroni të ardhmentuaj financiare. Nëse jeni të punësuar, trokisni tek financa e biznesit tuaj dhe i thoni t’ju kalojë X lekë për pension privat. Kaq e thjeshtë!”
https://www.youtube.com/watch?v=VNJg-58eSCA&feature=youtu.be
18 Vjet në treg, SIGAL UNIQA Fond Pensioni, Kurse, Investo, Fito!
E-mail: info@fondisigal.com.al
Tel: + 35544511666








