Duket se këtë të premte aksidentet në rrugë nuk kanë të sosur.Pas makinës së policisë që përfundoi në Lanë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhu pak minuta më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e përplasjes së disa makinave, një furgon është përmbysur i gjithi në rrugë
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News”, mësohet se nuk nuk ka viktima në njerëz, por drejtuesi i furgonit është lënduar nga përmbysja e mjetit dhe si pasojë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ndërkaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe qarkullimi për disa minuta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme.