Blushi: Pas 11 vitesh qeverisje fermerët dhe blegtorët janë në prag të falimentimit

0
99

Sekretar i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetin social Facebook, mbi rrënimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë nga qeveria socialiste.

Postimi i plotë: 

Rilindja” erdhi në pushtet me premtimin për zhvillimin e bujqësisë, por pas 11 vitesh qeverisje fermerët dhe blegtorët janë në prag të falimentimit.

Numri i krerëve të lopëve, nga 400 mijë u përgjysmua në 200 mijë dhe qumështi pluhur nga Serbia ka përmbytur tregun.

Rimbursimi i TVSH për imputet bujqësore u ul nga 20% në 6%!

Fermerët në vend të shtonin të ardhurat po sharrojnë drurët frutorë, po hedhin prodhimet në kanal dhe po braktisin Shqipërinë.

Nafta në vend të subvencionojë traktorin e fermerit, përfundon si tollon në veturat e drejtorëve “rilindas”.

Uji për vaditje mungon, ndërsa çështja e pronësisë së tokës nuk është mbyllur ende.

Fondet e IPARD në vend të shkonin për bujqësinë, përfunduan tek inceneratori!

11 vite pa orientim, pa subvencione, pa një program afatgjatë për zhvillimin rural dhe me bujqësinë në kolaps, mijëra fermerë ose kanë falimentuar ose janë detyruar të braktisin fshatin.

Bujqësia dhe Blegtoria, ky sektor jetik për ekonominë e vendit po shkon drejt greminës dhe vetëm pasi Partia e Lirisë prezanton programin e saj të shkëlqyer, konkret dhe plotësisht të realizueshëm, ministret e “Rilindjes” risjellin premtimin për mbështetje, a thua se zbritën sot nga Hëna, kur ndërkohë kanë 11 vite në pushtet dhe nuk bënë asgjë.

🇦🇱 Bujqësia është 1 nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë:

Do të rritim me 5-fish financimin për Bujqësinë e Blegtorinë.

Do ta ulim TVSH për prodhimet bujqësore dhe blegtorale në 5%.

Do t’i dhurojmë 10 MIJË EURO fond çdo familje fermere që hap një biznes bujqësor familjar dhe do ta përjashtojmë për 5 vite nga taksat e tatimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here