GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se si zakonisht, Gjykata ishte në të njëjtën linjë me Prokurorinë. Gjatë fjalës së tij në dalje të GJKKO-së, Gjokutaj e konsideron një “Procesi politik” atë ndaj liderit të opozitës duke hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për “kapjen” e drejtësisë.

Berisha po mbahet në arrest shtëpiak edhe pse është person në hetim. Sipas avokatit hetimet po zgjaten dhe po zvarriten qëllimisht për t’i djegur mandatin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berishës.

Share it :