“Më morën nga burgu kur e publikova”/ Artan Hoxha: Shkresa për inceneratorin implikon Veliajn, i vetmi që nuk është në burg!

0
85

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u publikua shkresa zyrtare e vitit 2017, ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj, jepte miratimin për financimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas gazetarit investigativ, Artan Hoxha, kjo shkresë e implikon Veliajn sepse ai firmos në emër të Këshillit Bashkiak, duke i marrë atributet dhe më tej edhe ato të bashkive të tjera të qarkut. Sipas Hoxhës të gjithë njerëzit që janë marrë me hartimin e kësaj shkrese janë në burg, përveç zotit Veliaj.

Hoxha tha se ishte telefonuar nga burgu pasi  publikoi këtë shkresë zyrtare të firmosur nga Veliaj.

“Më morën nga burgu kur e publikova”/ Artan Hoxha: Shkresa

“Pse kjo shkresë i implikon Veliajn. E firmosur në vitin 2017, me këtë shkresë i thotë Ministrisë së Mjedisit se parimisht jemi dakord për rolin e bashkisë së Tiranës.

Pas shkresës së Veliajt të gjithë njerëzit që janë marrë me hartimin e kësaj shkrese janë në burg. Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari Alqi Bllako janë në burg. I vetmi që nuk është në burg është Erion Veliaj. Ky është atribut i Këshillit Bashkiak. Ai ka marrë atributet edhe të bashkive të tjera të qarkut.

Kur është firmosur kjo nuk u mendua se do të vinte kjo ditë. Ata menduan që të bëjnë sa më shpejt letrat, pa menduar më tej. Atje nuk ka as një gozhdë”-tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here