“Pasi PL nxjerr programin, kujtohet ‘Rilindja’ që ka 11 vjet në pushtet dhe organizon tavolina”

0
74

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PL, Silva Caka, ka ironizuar qeverinë socialiste, në lidhje me politikat për bujqësinë.

Postimi i plotë:

Ky status i dedikohet vetëm Anila Denajt, se Delinës nuk i dihet, shumë thika vërdallë
Vetëm pasi Partia e Lirisë nxjerr programin e saj për mbështetjen dhe rigjallërimin e bujqësisë në Shqipëri, del Rilindja dhe organizon tryeza, kinse do dëgjojë bujqit dhe blegtorët për të hartuar politika.

Po Rilindja ka 11 vite në qeverisje dhe bujqësia e blegtoria nuk kanë parë asnjë suport nga këta të pangopur!!!

Këta që e katandisën Shqipërinë në një vend që vetëm importon se prodhimi dhe eksporti po zhduken nga fjalori i shqiptarëve!?

Këta që i vodhën si derrat fondet e IPARD-it e që i çuan tek inceneratorët!?

Këta që i shpërndanë fondet e IPARD-it tek drejtorat dhe familjarët e tyre!?

Aman kur bëni sikur i dëgjoni e sikur ju interesojnë bujqit e blegtorët; hajde bëni ca foto për rrjete sociale, se në fund prapë do kërcasë dajreja në fushatë.

“Pasi PL nxjerr programin, kujtohet ‘Rilindja’ që ka 11

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here