Përkeqësohet liria e shtypit/ Bushati: Shqipëria është edhe më keq se Serbia

Liria e shtypit në Shqipëri ka njohur përkeqësim sërish.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”

Shqipëria ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta. Tani ajo ndodhet në vendin e 99-të.Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Gazetari Andi Bushati thekson se Shqipëria madje është edhe më keq se Serbia.

“Kështu duket klasifikimi i lirisë së shtypit për Shqiperinë, nga “Reporteret Pa Kufij”.

Në këtë zonë të Evropës, ne dhe Serbia jemi më keq (madje ne të fundit edhe pas Serbisë)” shkruan ai.

Image

Share it :