Shqipëria e fundit në rajon për Lirinë e Medias, Ilir Meta: Asnjë surprizë! Rama është armik i fjalës së lirë

0
65

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, e cila e nxjerr Shqipërinë të fundit në rajon.

Meta shkruan se në këtë raport nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.

inkurajon gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre pa u trembur dhe fton organizatat prestigjoze botërore të medias të monitorojnë edhe më me shumë vëmendje situatën e kolegëve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët.

Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë!

Shqipëria e fundit në rajon për Lirinë e Medias, Ilir Meta:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here