Skandali i paimagjinueshëm!/ Fundo: Kompania e drejtorëve merrte tenderin, punët në terren i bënin punëtorët e Bashkisë!

Elvi Fundo ka lajmëruar një tjetër skandal të paimagjinueshëm në Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fundo tha se kompania e drejtorëve të Bashkisë, jo vetëm që merrte tenderat, por punimet në terren i bënin punëtorët e Bashkisë së Tiranës.

“Është bërë publike skema, që themeluan kompani dhe merrnin tendera. SPAK ka gjetur edhe skemë tjetër. Merrte punët një subjekt privat dhe ky subjekt merrte lekët nga Bashkia e Tiranës, sikur kryente punimet, por subjekti privat merrte lekët e taksave dhe punimet bëheshin me punëtorët e Bashkisë së Tiranës, me asfaltin e Bashkisë. Ka skema të tjera.

Po them një detaj, ndoshta SPAK po e zbulon deri në fund, shpresoj, por këta kanë sfiduar edhe mafian.

Mafia merret me drogë, trafik, marrin para në të zezë, i fusin në ndërtim, ose bëjnë lavatriçen e parave. Trimat e bashkisë, nuk bëjnë drogë dhe vrasje, por vajtën te buxheti dhe morën lekët, thanë pse do bëjmë tendera, i marrim vetë. Bëjmë punët me punëtorë të bashkisë dhe marrim lekët.

Në rrugën Xhon Belushi, po asfaltonin punonjësit e bashkisë, ndërsa tenderimi bëhej pas dy muajsh”, tha Fundo.

Share it :