Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet dita e premte

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 9 deri 15°C
  • në zonat e ulëta 10 deri 21°C
  • në zonat bregdetare 11 deri 20°C.
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *