Erion Veliaj, pasi doli nga SPAK, ku u pyet shtatë orë lidhur me aferën e inceneratorëve, shpërtheu ndaj gazetarëve me fjalor rrugaçëror.
Veliaj, bëri disa aludime, përfshirë edhe për gazetarin Ylli Rakipi, i cili ka bërë emisione shumë kritike ndaj tij dhe Veliaj deklaroi se i ka bërë këto emisione, sepse nuk ka marrë favore nga Bashkia e Tiranës.
Rakipi, shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se deklarimet e Veliajt janë shpifje, por se kryebashkiaku nuk guxon t’ja përmendë emrin, për të mos vajtur në gjyq për shpifje.
Rakipi përshkroi të gjitha rastet kur e ka takuar Erion Veliajn.
“E mbaj mend saktësisht që e kam takuar katër here në jetë këtë njeri. Herën e parë jam përplasur me të në News24, kur ishte drejtor i “Mjaft” dhe mbronte një rrjet kazinosh.
Pastaj më erdhi në Ora Neew në emision, më tha ta regjistrojmë emisionin se do iki në Stamboll. Kishte frikë dhe u regjistrua emisioni, nuk donte live.
Herën e tretë, i thashë madje kryeministrit, thuaj të vijë në emision. Më doli vetëm në Skype. Në skype fliste tetë minuta vetë, pastaj thoshte shiko se jam në kushte diskriminuese, mos më ndërhyni.
Herën e katërt, do të befasoheni shumë. Vajta në një restorant, e gjeta në tavolinë me kolegun Çim Peka. U habita shumë!
Kaq herë e kam takuar. Por ai ka një problem, ai nuk ma thotë emrin, sepse ashtu shkojmë bashkë në gjykatë, në prokurori dhe kudo për shpifjet.
Por ndoshta e ka nga halli. U detyrova ti thosha këto gjëra, sepse te media që paguhet, dalin këta njerëz, njëfarë Karimuçi, Karimuçi dhe thotë pse këta nuk përgënjeshtrojnë këtë që thotë Veliaj. Kudo dhe kurdo i përgjigjemi kolegut (Veliaj), në çdo sekondë me të gjithë gjërat!”, tha Rakipi.









