9-vjeçarja u vetëmbyt në lumin Buna/ Policia: Ekspertiza s’ka konstatuar shenja dhune

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune.

Policia e Shkodrës deklaron se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës së të miturës së bashku me dy fëmijët e tjerë të saj, vajzën 6-vjeçare dhe djalin 4-vjeçar. Dyshohet se Alma Arazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.

Po ashtu dyshohet se akti i rëndë është ndërmarrë pasi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje, kryesisht ndaj bashkëshrotes së tij, Almës.

Share it :