Berisha uron besimtarët ortodoksë: Ditë e bekuar e Ngjalljes të Krishtit Mbret

Kryedemokrati Sali Berisha u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë. Në një mesazh në facbook ai uron që kjo ditë të sjellë paqe, mbarësi, të mira, gëzime dhe suksese për të gjithë shqiptarët.

“Krishti u Ngjall! Gëzuar Pashkën!

Miq, le t’ju urojmë besimtarëve ortodoks nga zemra Pashkën, ditën e bekuar të Ngjalljes të Krishtit Mbret. Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, mbarësi, të mira, gëzime dhe suksese për ata, familjen e tyre dhe mbarë shqiptarët. Pashkën tjetër më mirë të festojmë. Gëzuar!”– shkruan Berisha.

Share it :