Denoncimi: Arben Rakipi nuk paguan prej 8 muajve rrogat studentëve në shkollën e Magjistraturës

Një denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha për drejtorin e shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari digjital, Berisha thotë se Rakupi nuk paguan prej 8 muajsh rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës.

Ai pretendon se Rakipi ecën me disa standarde dhe shkollën e Magjistraturës e ka kthyer në shkollën private të partisë.

Denoncimi i plotë:

Denoncimi: Arben Rakipi nuk paguan prej 8 muajve rrogat studentëve në

Ish-kryeministri Sali Berisha

Standartet e mafiozit Arben Rakipi!

Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë!

Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit. Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon!

Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam nje problem shum te madh me shkollen e magjistratures

Kam djalin ne vitin e pare per prokuror dhe vajti 8 muaj qe nuk i kan vendosur rogen.

Djali im ka punuar avukat 13 vjet ne Tiran.

Jam jasht mase i shqetesuar se mos me kaloj djali ne stres.

Kjo ka ndodhur ne shkollen e magjistratures per vitin 2024 viti i pare Nga 61 prokuror dhe gjykates 9 veta nuk marin roge prej 8 muajsh

Me shum respekt J/

Denoncimi: Arben Rakipi nuk paguan prej 8 muajve rrogat studentëve në

Share it :