Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin shokues

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës. Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

Vajza 9-vjeçare dyshohet se është vetëmbytur bashkë me nënën, motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që ushtronte babai i tyre, Erdgys Azarri.

Share it :