Krishti u Ngjall! Sot besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Në mesnatën mes 4 dhe 5 Majit, besimtarët ndoqën meshën e Ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet e Shqipërisë.
Kryepiskopi i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos drejtoi meshën në Katedralen Ngjallja e Krishtit, me lutjet për paqe dhe mirësi.
Pas meshës, me qirinj të ndezur në duar, besimtarët u larguan për të dërguar në shtëpitë e tyre dritën e shpresës.
Kryepiskopi Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e tij për Pashkët, duke vënë theksin tek paqja, pas luftrave që janë hapur në botë.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Krishtit.
Kjo javë ishte Java e Madhe e Pashkës, ku çdo ditë ka temën e saj të veçantë








