Trageti u shkrumbua nga flakët në portin e Sarandës/ Pronarët: Dyshojmë se ishte e qëllimshme

Një traget i linjës Sarandë-Korfuz u përfshi sot nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pasi shuarjes së zjarrit, është konstatuar se dëmi i shkaktuar nga flakët përllogaritet në vlerën mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

Share it :