Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, ka folur për skandalet në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë një interviste, Teliti ka dekalruar se Bashkia e Tiranës është kthyer në një bashki koncertesh, në një bashki “show”, ku kemi nga 600-700 mijë euro koncerte.
Teliti ka nënvizuar se duhet të hetohen 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës, 60 milionë eurot e dherave si dhe 30 milionë eurot e “5D”.
Për këtë, thekson Teliti, Veliaj duhet të japë llogari.
“Shiko. Aty është kuptuar, është bërë e qartë për të gjithë. Ne kemi këtu koncerte nga 600 – 700 mijë euro të zhvilluar edhe vitin e kaluar. Po t’i shikosh ata, të gjithë janë pjesë e skemës, njëri bën skenën, njëri sjell foninë, njëri bën reklamimin, njëri shet biletat.
Njëri bën këtë, njëri bën atë. Po këta janë. Ne jemi kthyer në një bashki show, në një bashki që bën koncerte, një bashki e denjë për vitet e mesjetës.
Thjesht për t’i kujtuar historikun njerëzve, këtu e 500 vjet përpara apo edhe 1 mijë vjet përpara, bëheshin këto festat lokale që zgjasnin edhe 70-80 ditë gjatë vitit pikërisht për njerëzit e varfër për t’u hedhur këtë kotheren e varfërisë, ja sa mirë jeni juve se po festoni. E njëjta gjë më atë pjatën e supës që shpërndante dje.
Ore jepu shërbimet njerëzve, pagesat njerëzve, mos i vidh njerëzit. Jepu mundësi të barabarta të gjithëve, shanse të barabarta të gjithëve. Mos e bëj klientelizëm çdo gjë. Këto janë gjërat që duhet të merret Kryetari i Bashkisë. Të krijojë shanse e mundësi për qytetarët e vet. Të mos flasë në ajër. Vetëm ngre kulla në ajër. Jo more zotëri më sill cilësinë e jetesës në qytet. Sepse jemi kryeqyteti i një vendi që aspirojmë për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Por edhe nje komunë me 5 mijë banorë në Itali apo Angli me një skandal shumë më të vogël se kjo jo të jepte dorëheqjen kryetari i bashkisë, por do të ishin bërë zgjedhjet që ditën e nesërme.
Ndërsa ne kemi këtu një Erjon Veliaj që nuk del as para parlamentit të Tiranës, Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari që e ka detyrim ligjor. Erion Veliaj shkoi në SPAK por ku janë këto 30 milionë euro. Kemi deklaratën e Ben Ahmetajt që e ka thënë po të pyesin ata ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës. Kush do t’i ngrejë këto pyetje. Ne i kemi ngritur si këshiltarë. Ore a do merret dikush me këto para apo s’do merret”, tha Teliti.