“Bashkia një vend koncertesh”/ Teliti: Veliaj të japi llogari, ku janë milonat e ‘5D’ dhe 60 mln eurot e inceneratorit ?

0
236

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO ka qene Dorjan Teliti Këshilltar ekonomik i Partisë

Demokratike dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak. Ai ka komentuar situatën në bashkinë e Tiranës pas zbulimit të një bande hajdutesh që ishin drejtorë dhe pagesat e majme për këshilltarët e Veliajt

Flavio Qarri: Disa emra dalin ne dy tre vende edhe si këshilltare edhe si përfitues fondesh….

Dorjan Teliti: Shiko. Aty është kuptuar, është bërë e qartë për të gjithë. Ne kemi këtu koncerte nga 600 – 700 mijë euro të zhvilluar edhe vitin e kaluar. Po ti shikosh ata, të gjithë janë pjesë e skemës , njeri bën skenën, njeri sjell foninë, njëri bën reklamimin, njëri shet biletat. Njëri bën këtë, njëri bën atë. Po këta janë. Ne jemi kthyre në një bashki shoë, në një bashki që bën koncerte, një bashki e denjë për vitet e mesjetës. Thjesht për ti kujtuar historikun njerëzve , këtu e 500 vjet përpara apo edhe 1 mijë vjet përpara, bëheshin këto festat lokale që zgjasnin edhe 70-80 ditë gjatë vitit pikërisht për njerëzit e varfër për tu hedhur këtë kotheren e varfërisë, ja sa mirë jeni juve se ppo festoni. E njëjta gjë më atë pjatën e supës që shpërndante dje. Ore jepu shërbimet njerëzve, pagesat njerëzve, mos i vidh njerëzit. Jepu mundësi të barabarta të gjithëve, shanse te barabarta të gjithëve. Mos e bej klientelizëm çdo gjë. Këto janë gjerat që duhet të merre Kryetari i Bashkisë. Të krijojë shanse e mundësi për qytetarët e vet. Të mos flasë në ajër. Vetëm ngre kulla në ajër. Jo more zotëri më sill cilësinë e jetesës në qytet. Sepse jemi kryeqyteti i një vendi që aspirojmë për tu integruar në Bashkimin Evropian. Por edhe nje komunë me 5 mija banorë në Itali apo Angli me një skandal shumë më të vogël se kjo jo të jepte dorëheqjen kryetari i bashkisë, por do të ishin bërë zgjedhjet që ditën e nesërme. Ndërsa ne kemi këtu një Erjon Velinë që nuk del as para parlamentit të Tiranës, Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari që e ka detyrim ligjor. Erion Veliaj shkoi në SPAK por ku janë këto 30 milionë euro. Kemi deklaratën e Ben Ahmetajt që e ka thënë po të pyesin ata ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës. Kush do i ngrejë këto pyetje. Ne i kemi ngrit si këshiltarë. Ore  a do merret diksh me keto para apo sdo merret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here