Edhe pse u zbulua me shkresë se ishte thirrë në SPAK, Erion Veliaj insiston se ka kërkuar vetë të dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme. Kryebashkiaku ka vijuar kështu talljen me kollonën kryesore të Drejtësisë së Re duke treguar kështu se ky institucion nuk është gjë tjetër veçse një nën degë e Rilindjes, ku një nga eksponentët kryesor të Rilindjes, i akuzuari i momentit për hajdut, Erion Veliaj vijon të mos i marrë seriozisht fletëthirrjet e tyre dhe i quan si vajtje me dëshirë dhe kërkesë detyruese nga dumanët e SPAK.
Gjithashtu kryebashkiaku ka dhënë shpjegime edhe pse i quajti kolegë “prokurorët” e SPAK.
Deri tani ka qenë tabu që autoritet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un për një palë që s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.Unë i quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëz që janë angazhuar në një vokacion publik sepse ka një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Top News.Këmbëngulja e Veliaj për t’i nxjerrë prokurorët e SPAK si njerëz qesharake të cilëve ua cakton Lali i Edi Ramës axhendën e punës dhe hetimeve është në fakt një realitet i hidhur për të gjithë naivët që besuan se në Shqipëri u bë reformë në drejtësi.









