Konfirmohet largimi i Gabriel Escobarit nga mbulimi i Shqipërisë dhe Ballkanit

0
110

Ish i dërguari special amerikan në Ballkan Gabriel Escobar, i cili u përfshi së tepërmi edhe në politikën shqiptare madje edhe në sherrin e brendëshëm të Partisë Demokratike, nuk do të mbajë më detyrat që ka pasur në kuadër të rolit të tij si Zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit. Këtë e ka konfirmuar për disa media kosovare vetë institucioni që drejton diplomacinë amerikane.

Nga DASH u përgënjeshtruan lajmet që kanë qarkulluar për shkarkimin e Escobar duke shtuar se si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm, ai thjeshtë do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet. Por ndonëse dilomati i lartë kishte mbushur vetëm tre vite të kësaj praktike, ai u zëvendësua. Ai do të mbetet në detyrën si Zëvëndës Ndoihmës Sekretari dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor deri në gjetjen e zëvendësuesit.

Hipoteza e përhapur në Prishtinë se Gabriel Escobar ishte shkarkuar pas prtendimit për zbulim nga shtypi të lidhieve finaciare të bashkëshortes së tij me qeverinë serbe. Por ato u përgënjeshtruan nga DASH.

Departamenti i Shtetit bëri iu bë me dije mediave të kosovare se jo vetëm Escobar nuk është shkarkuar po as pretendimet për konfliktin e interesit të gruas së tij nuk qëndrojnë. Një media e bazuar në Londër ,“The Frontliner”, me botues Vudi Xhemshiti në raportin e saj më 22 mars të vitit 2024, pretendonte për lidhje financiare midis familjes së Escobar dhe organeve qeveritare serbe, duke dyshuar në një komprometim të neutralitetit të tij në dialogun e ndjeshëm Kosovë-Serbi.

Një zëdhënës i DASH i hodhi poshtë pretendimet e publikuara në ëeb-faqen që menaxhohet nga Xhymshiti rreth gruas së Gabriel Escobar duke konfirmuar “se gruaja e Escobarit asnjëherë s’ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë”.

Gjithashtu ky zëdhënës ka thënë se Gabriel Escobar s’ka asnjë lidhje familjare me “partnerin e supozuar të firmës ligjore nga Teksasi, McGinis Lochridge LLP”.

Pretendimet se Gabriel Escobar ishte shkarkuar pas zbulimit të lidhjeve që e bënin atë të mbante anën e Beogradit, u pritën me entuziazëm në Prishtinë nga kritikët e rolit të të dëgruarit special amerikan. Ata që e akuzonin atë se pas marrëveshjes serbo shqiptare të Brukselit dhe përcaktimit të hartës së saj të rrugës në Ohër, këmbënguli menjëherë në themelimin easociacionit të komunave serbe , nxituan të thërrasin fitore.

Në fakt Escobar bëri shumë armiq kur, në kundërshtim me çdo etikë diplomatike deklaroi në fund të vitit 2022 se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të krijonte Asociacionin, SHBA do të gjente “partnerë alternativë”. Edhe së fundi, para votimit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për të pranuar Kosovën ai bëri një deklaratë që nxehu shumë deputetë të kontinentit kur kërkoi shtimin e kushteve ndaj Prishtinës (linku i pare lart).

Njësoj si në anë tjetër të kufirit edhe në Shqipëri, me qëndrimet e tij Gabriel Escobar ka ngjakkur shumë dashuri dhe urrejtje. Ai u bërzie në mënyrë brutale në lojën e brendshme politike vendase duke shkelur konventën e Vjenës dhe duke përkrahuar Lulzim Bashën në raport me Berishën. “Unë kam një mardhënie të mirë me Bashën dhe nuk mendoj se ajo që po ndodh në rrugë reflekton fytyrën e PD”, tha ai pas dherrit të 8 janarit 2022, duke shtuar: “Unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që Berisha mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu”.

Faktet e mëvonshme i përgënjeshtruan profecitë e diplomatit amerikan dhe këto i detyruan shumë opozitarë vendas ta shihnin atë jo si një arbitër të panashëm por si një lloj aleati të Edi Ramës. Kjo pandehmë u shfaq hapur kur Escobar pas skandalit McGonigal ai theksoise kjo ngjarje nuk i prekte marëdhëniet mes dy vendeve.

“Shqipëria është aleate e NATOS dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja McGonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë. Por pavarësisht humoreve të ndryshme dhe polemikës lidhur me atë se pse po largohet nga detyra, fakti është se pas pak Kohësh Gabriel Escobar nuk do të ketë më të bëjë as me Shqipërinë, as me Kosovën dhe as me Ballkanin perendimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here