Meta: E dënueshme përpjekja e Ramës e Veliaj për përçarjen e politikës në RMV

0
83

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sot përpjekjet e Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen atje.

Në përgjigje të interesimit të medias lidhur me fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut, Meta u shpreh sot ndër të tjera se:

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë duke u përfshirë në këtë fushatë dhe nuk është mirë.

Është e dënueshme përpjekja e tyre për t’u përfshirë në këtë garë dhe sidomos për përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë theksoi se “në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here