Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘3D’ i gazetarit Alban Dudushi, ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin si shefin e vërtetë të SPAK.
Meta u shpreh se Agaçi është trajnuar nga mafia e Cosa Nostras me qëllim që të vendosë sistemin e drejtësisë në pushtetin mafioz.SPAK merr urdhra politike nga Edi Rama. Unë nuk kam asnjë problem me SPAK dhe le te merret gjithë kohës me mua. Unë jam gati te përballem me këdo dhe mua nuk me tremb dot askush, por unë nuk mund të pranoj që SPAK të përdoret politikisht’, është shprehur kreu i PL-së, Ilir Meta.Gjatë intervistës, Meta u shpreh se lufta e tij është kundër shpopullimit të Shqipërisë me 4 milionë shqiptarë plus
Lufta ime është kundër shpopullimit të Shqipërisë me 4 milionë shqiptarë plus. Prandaj na duhen 5 prioritete e PL që të shkojmë atje. Në kohën e Berishës njerëzit filluan u kthyen dhe erdhën nga Greqia në Shqipëri. Nuk ka lidhje me krizën, u bë liberalizmi i vizave nuk ikën njerëzit. Tani po ndiqet një program i qartë për rraskapitjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre, për shkatërrimin e shtresë së mesme që të shkatërrohet edhe vetë demokracia dhe llogaridhënia’, deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në RTSH.