PD përgatitet për protestën e nesërme para Bashkisë

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme.

Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.

Kjo është protesta e gjashtë që mbahet para Bashkisë, që është kthyer tashmë në simbolin e korrupsionit, pas aferës “5D”.

Opozita kërkon dorheqjen Veliajt pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

Share it :