‘Fshehu dëbimin në Greqi”, Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka

0
123

Pas akuzave dhe denoncimeve nga opozita, si dhe mediat greke, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka.Ajo akuzohet se eshtë dënuar për falsifikim dokumentesh, në shtetin fqinj dhe nuk e ka deklaruar në vitin 1996. Sipas mediave greke, Gjoka u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar duke i dërguar Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit të gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka-Maneku- Spata, ku i ka vënë në dispozicion dosjen duke i hapur rrugë hetimit dhe kërkimit të informacioneve te autoritetet greke.

Lidhur me këtë, burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares. Mësohet se kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.

'Fshehu dëbimin në Greqi", Prokuroria nis verifikimet'Fshehu dëbimin në Greqi", Prokuroria nis verifikimet'Fshehu dëbimin në Greqi", Prokuroria nis verifikimet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here