Gazetari denoncon: Një çarter privat ka marrë qeveritarë shqiptarë dhe i ka dërguar në…

0
169
Screenshot

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar një episod që është pjesë e dosjes ‘Shqiponja e zezë’ një proces gjyqësor që po zhvillohet në Belgjikë.

Gjatë diskutimit, Çollaku tha se, ‘një çarter privat ka marrë qeveritarë shqiptarë dhe ka fluturuar drejt Arubas, dhe janë të takuar me Artur Shehun’.

Sipas gazetarit, gjithçka nga ky takim është i filmuar dhe i fotografuar nga autoritetet që i kanë ndjekur.

“Ramën e kanë zënë hallet e mëdha, të tijat. Ai e shet Veliaj si punë specash në pazar. Dy shqetësimet kryesore të Ramës janë Olsi Rama, çështjen e rikthyer të Xibrakës që e riktheu dhe Rai dhe ‘Shqiponja’ e zezë në Bruksel.

Nga ajo dosje ka shumë zhvillime interesante, por aty ka një episod shumë interesant nga burime që dalin edhe gjatë procesit. Një çarter privat ka marrë qeveritarë shqiptarë dhe ka fluturuar drejt Arubas, zotërim i Holandës dhe janë të takuar me Artur Shehun.

Këta qeveritarë, ministra apo kryeministri, por shumë shpejt do të nxjerr emra. Janë shumë të rëndësishëm të këtij pushteti, dhe kanë vendosur për investimet në Tiranë dhe në bregdet. Është bërë edhe një orë 400 mijë euro, edhe kjo brenda qeverisë.

Ka denoncuar në atë kohë Sali Berisha, një ndalesë për kontroll të Edi Ramës në Holandë, që kanë të bëjnë edhe me këtë çështje dhe këtë dosje.

Janë miliarda euro që janë sjellë në Shqipëri për tu pastruar. Prokuroria e Posaçme ka dijeni dhe informacion se ky aktivitet, ky takim është i filmuar dhe i fotografuar nga autoritetet që i kanë ndjekur” tha Basir Çollaku në SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here