Edi Rama ka mbajtur sot falalimin më të gjatë të 11 viteve të qeverisjes së tij që i’a kushtoi korrupsionit. Por përpos ligjëratës alla Fidel Kastro, shumë deputetë që ishin paralajmëruar që mos mungonin me asnjë justifikim, u lodhën dhe nga fjalët e vështira dhe konceptet e renda për kapacitetin e tyre, që dukshëm nuk përputhet me atë të kryeministrit. Në këto kushte pati nga ata që gjetën një zgjidhje origjinale dhe vendosën të dremisin pak. Ilir Ndraxhi, deputeti i Durrësit që njeh më mirë punët për të cilat dëgjohej në përgjimet e dosjes 339, nuk kishte nge të përqëndrohej në një ligjërim të denjë për seminaret anti korrupsion.
Ai thjeshtë vendosi ti fusë gjumit. Fotoja më sipër është marrë nga 30 minutat e para të fjalimit të Ramës, ndaj mund të imagjinohet lehtë tortura e ndraxhin në 1 orë e gjysëm që vijuan.
©Lapsi.al









