Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar largimin e Erion Veliajt. Protesta do të nisë në orën 11:00.
Në kuadër të protestës disa akse rrugore do të jenë të bllokuara përkohësisht, konkretisht bulevardi kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye është kërkuar përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Në protestat e zhvilluara ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Këta të fundit nuk kanë lejuar këshilltarët e opozitës të hyjnë në bashki.
Qytetarët kanë protestuat me pankarta në duar me fytyrën e Veliajt dhe mbishkrimin “Mjaft, jep dorëheqjen”.