Anëtari i Kryesisë i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se protestat e opozitës tek bashkia e Tiranës, kanë nxjerrë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
Këlliçi: Që të flasësh për besueshmërinë e një kryeministri që sot garon në burgun 313 dhe në burgun e Fierit, garon seksioni i bashkisë Tiranë me seksionin e qeverisë kjo është qesharake.
Një kryeministër që sot që ne flasim zëvëndës kryeministin drejtësia e ka shpallur në kërkim, janë arrestuar ministra, zëvëndes ministra, drejtorë, kryetarë bashkie dhe ky nuk di gjë.
Qëndresa e opozitës, ai aksion që bëhet tek bashkia e Tiranës që në fakt i ka çjerrë maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
Në një farë mënyrë, shëmbëlltyra në bashkinë e Tiranës është një mini shëmbëlltyrë dhe miniature e asaj që ndodh përditë në institucionet e shtetit, e ka detyruar që të mbajë sot këtë monolog prej 2 orësh.
Sot mungonte vetëm që të thoshte se e ‘’pushkatoi’’ publikisht Erion Veliajn.
E la në tekst të nënkuptuar qartë se ai tashmë i ka ‘’larë’’ duart me Erion Veliajn.
Por ky nuk është një justifikim për të thënë që ky po lufton korrupsionin.