‘Kryeministri po mban peng integrimin europian të Shqipërisë’, Bardhi: Kreu i qeverisë i përfshirë vetë në korrupsion…

0
100

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama po mban peng integrimin europian të Shqipërisë.

Bardhi theksoi se kreu i qeverisë është i përfshirë vetë në korrupsion, duke thënë se më së paku nuk di që të zgjedhë bashkëpunëtorët e tij.

Gazment Bardhi: Ramës të gjithë bashkëpunëtorët i dalin hajdutë. Rama është i përfshirë edhe vetë në korrupsion. Kemi kryeministrin më të korruptuar në Europë. Integrimi europian është vonuar 11 vjet nga qeveria e korrupsionit të Ramës.

Rama detyroi grupin e PS që të mblidhet tek inceneratori. Edi Rama më së paku nuk di që të zgjedhë bashkëpunëtorët. Kryeministri thotë se nuk mban përgjegjësi për firmat që hedh. Rama do të mbajë peng integrimin europian të Shqipërisë. Zgjedhjet po blihen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here