“Minimumi jetik të nisë nga 200 Euro në muaj”/ Vokshi: Mbi 1 milionë shqiptarë jetojnë në varfëri

Me nismën e tre deputetëve të opozitës, Albana Vokshi, Emilia Koliqi dhe Sorina Koti, po diskutohet në komisionet parlamentare një p/ligj për minimumin jetik.

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se opozita propozon që minimum jetik të fillojë nga 200 euro për person.

“Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve të shportë së ushqimeve, duke indeksuar konsumin për person të llogaritur nga avokati i popullit propozojmë që minimumi jetik të fillojë nga 200 euro për person, Ndihma ekonomike 70-80 mijë të vjetra propozojmë të fillojë nga 200 euro, pagesat e pamatësie, pensionet rurale dhe urbane janë nën këtë shifër. 600 mijë pensionistë të qytetit përfitojnë nga kjo rritje nëse vendosim minimum .100 mijë përfitojnë në fshat dyshemenë 200 euro. Mbi 1 mln qytetarë të varfërise dhe varfërisë ekstreme do përfitonin nga ky minimum që propozojmë ne”, tha Vokshi.

Sipas deputetëve opozitarë me shifrat e anketave të INSTAT, Eurostat apo organizatave të ushqimit, shqiptarët nuk arrijnë të hanë mish një herë 2 ditë, të bëjnë 1 javë pushime, të kenë lavatrice apo edhe një TV me ngjyra.

Share it :